Kombëtarja U19 e gatshme për kampionat evropian

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares U19 bashkë me trajnerët e tyre.

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani. Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. […]

Juniorët të uritur për sukses para udhëtimit në Spanjë

Juniorët e Kosovës janë në përmbyllje të përgatitjeve për kampionatin botëror për grupmoshën U21 që prej të martës zhvillohet në Spanjë. Te Kombëtarja U21 e Kosovës është atmoserë shumë e mirë, ndërsa djemtë po ofrojnë maksimumin në stërvitje dhe janë të uritur për sukses para udhëtimit për në Spanjë. Kombëtarja U21 të hënën në mëngjes […]