Kombëtarja U19 e gatshme për kampionat evropian

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares U19 bashkë me trajnerët e tyre.

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani.

Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. Të martën Kosova luan me Çekinë, kurse të enjten me Ishujt Faroe. Më pas janë edhe ndeshjet për plasman.

Kombëtarja të premten (sot) përfundon fazën përgatitore, ndërsa të shtunën në mëngjes udhëton për në Lituani, me shpresë për paraqitje të suksesshme.

“Nga 1 korriku jemi grumbulluar dhe jemi përgatitur maksimalisht. Kemi zhvilluar nga dy stërvitje në ditë, ndërsa përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, pa ndonjë problem. Kemi punuar me selektorin Agron Shabani, trajnerin e Kombëtares U19, Faruk Shala dhe trajneren e portiereve, Valbona Rudaku. Kemi analizuar edhe ndeshjet e kundërshtarëve dhe pritshmëritë janë pozitive. Në grup kemi edhe lojtare që luajnë në kampionate të vendeve skandinave, ku hendbolli është shumë i zhvilluar. Së bashku shpresojmë në rezultate pozitive.Qëllimi primar është që të përfaqësojmë shtetin tonë si është më së miri”, ka thënë kapitenja e U19, Alberina Halitaj.

Rinesa Ukaj, Leonita Gashi, Zade Zymeri, Vlera Kelmendi, Alberina Halitaj, Drilona Rexhaj, Elisa Mulaj, Gresa Gashi, Lorena Matarova, Rina Rexhepi, Edona Radoniqi, Melisa Mulaj, Sara Rexhepi, Veronika Kastrati, janë lojtaret që do të udhëtojnë për në Lituani. Shtabi teknik përbëhet nga Agron Shabani, selektor, Faruk Shala trajner i U19 dhe Erlinda Hakaj, fizioterapeute.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova