Prishtina fiton ndeshjen përmbyllëse

Lojtarit i ka rënë topi nga dora për shkak se kundërshtari i tij e ka kapur për fanellë me qëllim që t’a ndalojë lëvizjen e tij, kurse mbrapa tyre janë lojtarët e të dy ekipeve.

Prishtinës i ka takuar ndeshje e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të hënën e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 31:21. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës. Vaglir Buqinca e Alban Shabani […]