Prishtina fiton ndeshjen përmbyllëse

Lojtarit i ka rënë topi nga dora për shkak se kundërshtari i tij e ka kapur për fanellë me qëllim që t’a ndalojë lëvizjen e tij, kurse mbrapa tyre janë lojtarët e të dy ekipeve.

Prishtinës i ka takuar ndeshje e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Prishtina të hënën e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 31:21. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës. Vaglir Buqinca e Alban Shabani patën një përplasje mes vete dhe pësuan lëndime të rënda.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 11-të, kur rezultati ishte 5:2 për Prishtinën. Të hënën ndeshja vazhdoj prej minutës së 11-të, ndërsa Prishtina arriti te fitorja. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për prishtinasit. Në pjesën e dytë epërsia u rrit edhe më shumë.

Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë me 32 pikë, katër më pak se Besa Famgas. Trepça renditet e treta me 26 pikë.

Tani Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Vëllaznimi e Vushtrria do të garojnë në Superligën A ku vendoset për titull. Në Superligën B do të garojnë Prizreni, Drenica, Llapi e Drita. Në Superligën B garohet për të evituar rënien nga Superliga.

Trepça – Prishtina 21:31 (10:14)

Trepça: Terziqi, Sejdijaj, Mujka 3, Beqiri, Maxhera 3, Shala 1, Nimani, Klinaku 4, R. Shabani 2, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 3, Cimili 4, Fejzullahu, Shabani 1.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Sherifi, Ademi 1, Gjuka 1, Bajqinovci 6, E. Ademi, Abazi 4, Ramadani 1, Prekazi 1, Syla 4, Terziqi 10, Beshiri 3.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova