U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të premten është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi është mbajtur “online”, ndërsa morën pjesë shumica e delegatëve. Pika kryesore e punimeve të Kuvendit ishte harmonizimi dhe plotësimi i Statutit të FHK-së me udhëzimet administrative të MKRS-së për sportin. Kjo pikë është aprovuar nga kuvendarët. Është aprovuar edhe […]

Sot mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës

Sot prej orës 14:00 mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet “online”, ndërsa në rend të ditës janë ndryshimet statutore, të kërkuara nga MKRS-ja e që kanë të bëjnë me procesin e licencimit. FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë kuvend të jashtëzakonshëm.

Në fundjavë fillon kampionati në Ligën e Parë

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Te hendbollistët, të shtunën (13:30) është ndeshja Ulpiana – Istogu. Ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën: Vjosa – Samadrexha (18:00), Lepenci – Prizreni (15:00), Dukagjini – Drita (16:00). Te hendbollistet dy ndeshje janë të […]

Kastrioti sfidon kampionin

Me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Ferizaj fillon xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa favorite vlerësohet skuadra mysafire. Por hendbollistet e reja deçanase do të japin maksimumin që ndeshjen ta bëjnë interesante. Të shtunën është edhe ndeshja Istogu – Kastrioti. Kjo ndeshje luhet […]

Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

Edhe xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) vjen me ndeshje interesante. Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të mirë dhe lojë interesante. Të shtunën nga ora 19:00 në kryeqytet takohen Prishtina e Vushtrria. Prishtina ka synime për të fituar dy pikë të reja, por Vushtrria vjen me pretendime të […]