Atmosferë e bukur në Kaçanik

Në një atmosferë shumë të bukur sportive është zhvilluar derbi i xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Lepencit dhe Prizrenit. Në palestrën e re në Kaçanik, fitore ka shënuar skuadra vendase me rezultat 25:22. Ishin tifozët “Fikshat” që krijuan një ambient të bukur sportiv dhe që i ofruan […]

Vëllaznimi shokon Prishtinën

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në kryeqytet, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me rezultatin 31:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës. Është kjo fitorja më e madhe e Vëllaznimit në vitet e fundit. Fitorja pritet t’i shërbejë […]

Trepça e fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Ndeshje e fortë është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve janë takuar dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi. Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35:31. Vendasit patën mbyllje më të mirë të ndeshjet dhe ndalën pikët. […]

Kombëtaret U20 e U18 vazhdojnë përgatitjet në Istog

Pas grumbullimit fillestar në Gjakovë, Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll vazhdojnë përgatitjet në qytetin e Istogut. Grumbullimi bëhet të hënën nga ora 12:00 deri në ora 13:00, ndërsa gjatë tërë javës lojtarët do të përgatiten për IHF Trophy për zonën e Evropës që mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 16 tetor. […]