Në një atmosferë shumë të bukur sportive është zhvilluar derbi i xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Lepencit dhe Prizrenit. Në palestrën e re në Kaçanik, fitore ka shënuar skuadra vendase me rezultat 25:22.
Ishin tifozët “Fikshat” që krijuan një ambient të bukur sportiv dhe që i ofruan përkrahje të madhe skuadrës kaçanikase. Lojtarët në fushë e shpërblyen përkrahjen me fitore të vlefshme.
Lepenci, me përkrahje nga tribunat, ka synime të mëdha për këtë edicion. Hapja e palestrës në Kaçanik do të jetë shtytje e madhe për zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi në këtë komunë me shumë sportistë.
Në fundjavë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së parë. Istogu ka fituar si mysafir i Ulpianës me rezultat 31:25. Drita e mposhti Dukagjinin me 39:29, ndërsa ndeshja Vjosa – Samadrexha është shtyrë.