Vushtrria fiton ndaj Vëllaznimit, Besa Famgas pa telashe në Podujevë

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja në Vushtrri përfundoi 30:24 për skuadrën vendase. Vushtrriasit nisën menjëherë shkëputjen në rezultat, ndërsa epërsia shkoi deri në dhjetë gola. Muhamet Hyseni ishte më efikasi te Vushtrria me 7 gola. […]

Seminar shumë i suksesshëm me gjyqtarë e vëzhgues

Ka përfunduar të dielën seminari për gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit e hendbollit kosovar. Seminari nisi të premten, ndërsa është vlerësuar shumë i suksesshëm. Janë shtjelluar tema të rëndësishme për punën e gjyqtarëve të hendbollit si dhe të vëzhguesve dhe kontrolluesve. Ligjërues ishte eksperti i Federatës Evropiane të Hendbollit, slloveni Tomo Vodopivec, që ka prezantuar informata shumë […]