Vushtrria fiton ndaj Vëllaznimit, Besa Famgas pa telashe në Podujevë

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja në Vushtrri përfundoi 30:24 për skuadrën vendase. Vushtrriasit nisën menjëherë shkëputjen në rezultat, ndërsa epërsia shkoi deri në dhjetë gola.
Muhamet Hyseni ishte më efikasi te Vushtrria me 7 gola. 6 i kishte Bozhidar Nikoqeviq, kurse 5 i realizoi Armend Karaça.
Arbër Neziri shënoi 6 gola për Vëllaznimin, derisa 5 i kishte Granit Fana. Nga 4 i shënuan Florian Rexha e Labinot Kërleshi.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, kampionia dhe liderja, Besa Famgas, fitoi bindshëm ndaj Llapit. Ndeshja në Podujevë përfundoi 46:20 në të mirë të ekipit pejan.
Olsi Mulaj ishte më efikasi me 11 gola. 8 i realizoi Arbios Mushkolaj, kurse 7 i shënoi Franco Daniel Gavidia.
Te Llapi u shqua Blerton Hasani me 8 gola. Endrit Havolli shënoi 5 gola.

Lajme tjera