Kosova U17 në grup shumë të fortë në Kampionatin Mesdhetar

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës të dielën janë vendosur në Greqi, ku do të mbahet Kampionati Mesdhetar.Të dielën mbrëma është mbajtur takimi teknik, gjatë të cilit është tërhequr shorti. Kosova U17 është në grup shumë të fortë, me Spanjën, Italinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Këto Kombëtare janë në grupin A.Ndërsa në grupin B […]

Pa fitues në derbin Prishtina – Rahoveci

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së parë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 19-të kampionale, Prishtina e Rahoveci luajtën 26:26, të dielën mbrëma në kryeqytet.Prishtina nuk ia doli t’i revanshohet Rahovecit për humbjen e shkaktuar në ndeshjen e kaluar.Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në […]

Demaj e Hajdari shkëlqejnë në fitore

Dy lideret e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze. Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38:30.Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenja Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa […]

Istogu fiton derbin me Vushtrrinë

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar derbin me Vushtrrinë.Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, hendbollistet istogase fituan me rezultat 28:21. Ndeshja i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në epërsi prej një goli ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.Por fillimi i […]

Tjetër sukses i madh: Kombëtarja e hendbollit, më e mira e vitit në Kosovë

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon me suksese. Të shtunën, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është shpallur Kombëtarja më e mira e vitit 2022 në Kosovë. Çmimi “Kombëtarja e vitit e femrave” është ndarë për Kombëtaren tonë në ceremoninë “Laureatët e Vitit” të Komitetit Olimpik të Kosovës. Çmimin prestigjioz e ka dorëzuar presidenti i […]