Trepça në finale pas një kohe të gjatë

Trepça është finaliste e Kupës së Kosovës në hendboll.Në gjysmëfinale Trepça e mposhti Prishtinën me rezultat 35:31. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të shtunën mbrëma.Skuadra mitrovicase prej fillimit ishte në epërsi. U shkëput në minutat e parë me seri prej 5:0. Prishtina megjithatë nuk u dorëzua dhe u afrua […]

Istogu i bashkohet Vushtrrisë në finale

Istogu është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën pasdite në Prishtinë, Istogu në gjysmëfinale e mposhti Ferizajn me rezultat 31:24.Istogaset nisën ndeshjen me seri 6:1. Ferizaj u afrua në 7:6, por pasoi shkëputje tjetër e Istogut. Më pas epërsia e kësaj skuadre ishte vazhdimisht e lartë.Tainara Luna Goncalves u dallua […]

Besa Famgas nuk lejon befasi, kalon në finale

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, skuadra pejane e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31.Në pjesën e parë Besa ishte para në rezultat, ndërsa “vreshtarët” janë afruar në një gol në disa raste. Në pjesën e dytë Besa mbajti epërsi të lartë vazhdimisht.Besa tani e pret […]

Vushtrria, finalistja e parë

Vushtrria është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Vushtrria në gjysmëfinale fitoi bindshëm ndaj Prishtinës. Rezultati në fund ishte 28:18 në të mirë të skuadrës vushtrriase.Ndeshje e barabartë u luajt vetëm në dhjetë minutat e parë. Më pas […]