Trepça në finale pas një kohe të gjatë

Trepça është finaliste e Kupës së Kosovës në hendboll.
Në gjysmëfinale Trepça e mposhti Prishtinën me rezultat 35:31. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të shtunën mbrëma.
Skuadra mitrovicase prej fillimit ishte në epërsi. U shkëput në minutat e parë me seri prej 5:0. Prishtina megjithatë nuk u dorëzua dhe u afrua në një gol në disa raste. Madje në minutën e 37-të rezultati u barazua në 17:17.
Por sërish mitrovicasit dolën para dhe më pas mbajtën epërsi prej 4-5 golash deri në fund.
Deniz Terziqi ishte më efikasi me 9 gola te Trepça. Pivoti Sali Maxhera, që u shpall më i miri, realizoi gjashtë gola. Shtatë i kishte Yassine Henahen e pesë Lulzim Shabani.
Te Prishtina më i miri ishte Oltion Beshiri. Ai shënoi nëntë gola. Gjashtë i kishte Sergio Berreto e pesë Petrit Prekazi.
Të dielën prej orës 20:15 Trepça në finale takohet me Besa Famgas.

Lajme tjera