Trepça mposht Vëllaznimin dhe del në vendin e parë

Trepça nuk ka lejuar befasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll. Të mërkurën në “Minatori”, Trepça e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 57:31. Me fitore, skuadra mitrovicase doli e para në tabelë me 6 pikë, nga sa i kanë edhe disa skuadra të tjera.Yassine Henahem ishte më efikasi […]

Hapet zyrtarisht “IHF Trophy”

Është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U19 dhe U17. Ceremonia hapëse është mbajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje me rëndësi. Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse, duke u dëshiruar suksese sportive […]

Kapitenja Demaj: Ndeshjet me Danimarkën na shërbejnë për rritje të mëtejme

Kapitenja Leonora Demaj është njëra prej tri lojtareve të Kosovës që luajnë në elitën daneze. Në ligën elitare të Danimarkës janë edhe motrat Marigona dhe Arlinda Hajdari, dy tjera top-lojtare të Kosovës. Danimarka e Kosova takohen të enjten prej orës 21:00 në Horsens, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Kombëtarja ka zhvilluar disa stërvitje […]

Selektori Shabani: Nuk do të jetë lehtë, por nuk dorëzohemi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) ka udhëtuar sot për në Danimarkë. Të enjten prej orës 21:00 në Horsens takohen Danimarka e Kosova. Ndeshja i takon xhiros së parë të fazës grupore të kualifikimeve për Euro 2024.Danimarka është favorite e madhe, por te Kosova ka vendosmëri për angazhim maksimal në fushën e lojës. Selektori Agron […]