Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari janë prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Dy lojtaret tona po paraqiten me sukses të plotë edhe në elitën e Danimarkës, njërën prej ligave më të forta në botë.Të mërkurën në mbrëmje, Marigona e Arlinda u përballen mes vete me skuadrat e tyre.Skuadra e Marigona Hajdarit, Silkeborg-Voel […]

Dy pikë të reja për Kastriotin

Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja.Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Kastrioti fitoi me rezultatin 51:36.Që në pjesën e parë ferizajasit krijuan epërsi prej dhjetë golash duke i dhënë […]

Spektakël hendbolli të enjten mbrëma në Rahovec

Spektakël i hendbollit premtohet të jetë ndeshja mes Rahovecit dhe Besa Famgasit. Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Numri i shikuesve pritet të jetë i madh, ndërsa nuk do të mungojë loja e fortë dhe atraktive nga fillimi e deri në fund.Rahoveci – Besa Famgas është ndeshje e […]