Istogu, kampion te fatosët

Janë zhvilluar garat e kampionatit të Kosovër për hendbollistët deri 14 vjet, përkatësisht për fatosët. Gara u zhvillua në Ferizaj, në formë turneu, ndërsa kampion u shpall Istogu. Istogu në finale e mposhti Prishtinën, ndërsa vendi i tretë i takoi Kastriotit. Me garën e fatosëve kanë përfunduar aktivitetet garuese për edicionin 2023/2024. Kampionati i fatosëve […]

Prishtina, kampione te vajzat U14

Prishtina është kampione e Kosovës në Ligën e fatoseve në hendboll (U14). Kampionati për vajzat që janë në nismë të karrierës, ishte interesant, ndërsa është zhvilluar në formë turneu në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Morën pjesë dhjetë skuadra të hendbollisteve të reja. Në finale, të shtunën, Prishtina e mposhti Besën me rezultat 20:16. Vendi […]

Kampi Veror, prej 29 qershorit deri më 6 korrik

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Kampit Veror, një organizim tradicional dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja. Për këtë vit është vendosur që Kampi Veror të mbahet në Banjë të Pejës, ku ofrohen kushte shumë të mira për punë me hendbollistët dhe […]

Plot 12 ekipe kombëtare në Evropianin në Prishtinë

Kampionati Evropian U20 do të jetë festë hendbolli. Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Evropianin që do të mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik. Pos Kombëtares së Kosovës në këtë Evropian do të ketë edhe kombëtare cilësore si Belgjika, Finlanda e Turqia. Kombëtaret tjera pjesëmarrëse janë Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Sllovakia, […]