Test i suksesshëm i Kosovës U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës mbahet në Prishtinë.Të mërkurën në kryeqytetin tonë, Kosova U20 luajti ndeshje kontrolluese me Britaninë e Madhe, që tashmë ka arritur në vendin tonë.Ndeshja ishte e nivelit të mirë, ndërsa djemtë tanë fituan 29:27.Shtabi teknik i udhëhequr […]

Kastrioti starton në raundin e parë, Rahoveci e Besa në të dytin

Kastrioti i Ferizajt fillon garimin në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti për raundin e parë tërhiqet më 16 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 14/15 dhe 21/22 shtator.Në short, fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, do të jetë bartës. Gjithsej 20 skuadra nisin garimin në raundin e parë të EHF European Cup.Ndërkohë […]

64 skuadra në Kupën Evropiane për hendbolliste, shorti më 16 korrik

Plot 64 skuadra do të paraqiten në edicionin 2024/2025 të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup). Të gjitha skuadrat e nisin garimin prej raundit të dytë. Ndeshjet e para të këtij raundi zhvillohen më 5/6 tetor, ndërsa të kthimit më 12 e 13 tetor. Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 16 […]

Shpallet lista finale e Kombëtares U20

Shtabi teknik i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, që udhëhiqet nga selektori Bujar Qerimi, ka publikuar listën finale të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja U20 ka disa javë që është grumbulluar, por në përbërje më të zgjeruar. Dhe tani është publikuar lista finale për Evropian.Hendbollistët e Kosovës U20 grumbullohen […]