Fillon edhe Liga e Pioniereve

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin A, ndeshjet e para janë të dielën në Ferizaj. Ndeshjet e xhiros së parë janë: Prishtina – Ulpiana, Ferizaj – KEK-u, Kastrioti – Vjosa, Samadrexha – Drita.

Të hënën ndeshjet luhen në Vushtrri. Takimet e xhiros së dytë janë: Vushtrria – Prishtina, Vjosa – Samadrexha, KEK-u – Kastrioti, Ulpiana – Ferizaj.

Skuadrat e grupit B të dielën mblidhen në Deçan. Takimet e xhiros së parë janë: Istogu – Trepça, Shqiponja – Deçani, Jusuf Gërvalla – CLICK, Vëllaznimi – Dukagjini.
Të hënën takimet e grupit B luhen në Istog (xhiroja e dytë): Trepça – Dukagjini, CLICK – Vëllaznimi, Deçani – Jusuf Gërvalla, Istogu – Shqiponja.

Ndërkohë Liga e Pionierëve vazhdon me xhiron e tretë e të katërt. Të dielën ndeshjet e grupit A luhen në Shtime, ndërsa të hënën në Lipjan. Ndeshjet e grupit B të dielën janë në Prizren e të hënën në Drenas.

Lajme tjera