Vushtrrisë i takon finalja e dytë, titulli i kampionit vendoset në Istog

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria e Istogu kanë luajtur një ndeshje të fortë e interesante, ndërsa në fund kanë festuar vendaset që fituan me një gol dallim, 24:23.

Lorena Matarova shënoi penallti në fund për t’ia siguruar Vushtrrisë fitoren në ndeshjen e dytë të finales së plejofit. Istogu e kishte fituar ndeshjen e parë dhe tani rezultati është 1:1. Titulli do të vendoset në ndeshjen e tretë që luhet në Istog në fundjavë.

Për Istogun ishte humbja e parë pas 25 fitoreve rresht në kampionat. Istogaset kishin fituar të gjitha sfidat me Vushtrrinë, por lojtaret e Arben Parduzit u mobilizuan maksimalisht për ndeshjen e së martës.

Në përgjithësi u zhvillua lojë e fortë dhe shumë e luftuar, por lojtaret sërish kanë treguar korrektësi që i ka karakterizuar këtë kampionat.

Ndeshjen më mirë e nisën lojtaret e trajnerit Faruk Shala. Istogu ishte vazhdimisht në epërsi, ndërsa vendaset vetëm barazonin. 11:10 ishte epërsia e parë e Vushtrrisë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 15:14 për Istogun. Në pjesën e dytë mbrojtjet ishin dukshëm më të forta dhe prapë luhej për secilin gol. Rezultati ishte i barabartë deri në fund, para se Matarova të vendoste sfidën.

Burneta Rama me 6 dhe Matarova e Donita Kasumi me nga 5 gola ishin më efikaset te Vushtrria. Me disa pritje fitoren e ndihmoi edhe portierja Njomza Kelmendi, ndërsa të gjitha lojtaret, të udhëhequra nga Shqipe Tahiri, ishin pa kompromis.

Esma Muratoviq shënoi 8 gola për Istogun, kurse 5 i kishte Natalia Milatoviq. Pranvera Ferataj, Tina Hetemi e Suzana Ujkiq kishin nga 3 gola, ndërsa pritje të rëndësishme bëri Aurora Shehdadi.

Edhe ndeshja e tretë dhe vendimtare për titull pritet të jetë e fortë dhe dramatike.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …