Kosova U17 e humb në penallti ndeshjen e fundit në Evropian

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë.

Në ndeshjen për plasman përfundimtar (9-10), Kosova u përball me Letoninë. Letonia ka shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive, pas kthimit të madh të Kombëtares sonë në pjesën e dytë.

Pjesa e parë përfundoi 13:8 për letonezet. Por vajzat tona nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë gradualisht afruan rezultatin. Rezultati në fund u barazua në 20:20 e në 21:21. Kështu fituesi u përcaktua përmes penalltive. Letonia shënoi një penallti më shumë dhe fitoi me rezultat 24:23.
Ka pasur elemente pozitive në lojën tonë, duke dëshmuar se përvoja në Evropian ishte shumë me rëndësi dhe e domosdoshme për vajzat tona. Përparimi i lojtareve në disa elemente është i dukshëm, por ato i pret rrugë e gjatë për të qenë gati për nivelin evropian. Natyrisht pjesëmarrja në këtë Evropian dhe sfidat e shumta, do t’iu shërbejnë për karrierën e mëtejme.

Lajme tjera