Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

64 skuadra në Kupën Evropiane për hendbolliste, shorti më 16 korrik

Plot 64 skuadra do të paraqiten në edicionin 2024/2025 të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup).
Të gjitha skuadrat e nisin garimin prej raundit të dytë. Ndeshjet e para të këtij raundi zhvillohen më 5/6 tetor, ndërsa të kthimit më 12 e 13 tetor.
Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 16 korrik në Vjenë nga ora 11:00.
Kampioni i Kosovës, Istogu, në short do të jetë në mesin e skuadrave bartëse. Ka plot skuadra me nam nga vende të ndryshme evropiane që paraqiten në Kupën Evropiane.
Ndërkohë fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj, dhe Samadrexha, në short nuk janë në mesin e skuadrave bartëse.

Lajme tjera