Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Barazim në derbin në Ferizaj

Me rezultat të barabartë ka përfunduar derbi i xhiros së 26-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të enjten në Ferizaj, Kastrioti e Prishtina luajtën baras, 27:27.

Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. Kështu Kastrioti mbetet në vend të dytë me 45 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 39 pikë. Udhëheq në tabelë Besa Famgas me 48 pikë.

P. Bassomben me 12 gola ishte bindshëm më efikasi te ferizajasit. L. Fetahu realizoi 7 gola për Prishtinën. Në pjesën e parë Prishtina ishte thuajse vazhdimisht në epërsi të lehtë, që në një moment shkoi deri në katër gola (7:3).

Edhe fillimi i pjesës së dytë iu takoi prishtinasve, që epërsi të lehtë kishin deri në minutën e 54-t. Më pas vendasit kishin një gol epërsi 26:25, por rezultati u barazua në 26:26. Epërsia 27:26 e Kastriotit u arrit në minutën e 58-të, por Prishtina barazoi në 27:27 në minutën e fundit të ndeshjes dramatike.

Në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Dritën me rezultat 33:30. Kështu për herë të parë Vëllaznimi kaloi në vend të katërt me 21 pikë. Drita pas shumë kohësh ka lëshuar vendin e katërt, ndërsa ka mbetur me 20 pikë në vend të pestë.

Kastrioti – Prishtina 27:27 (14:14)

Kastrioti: Curri, Syla 3, Zherka 2, A. Dugolli 1, Prekazi 1, Terziqi 3, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari 1, Mustafa 2, Esati, Bassomben 12, Rajatoski 1.

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Kastrati 1, Fetahu 7, Beshiri 5, Gjuka 5, Bajqinovci 5, Visoka 3, Abazi 1, Hoxha, Sherifi.

Vëllaznimi – Drita 33:30 (14:12)

Vëllaznimi: Halili 7, Bardhoku 1, Neziri 13, Mamusha 2, Spahija 3, Rexha 2, Rama 1, Fana 3, Luzha 1, Hoxha, A. Luzha.

Drita: Toska 3, Sllamniku 5, Misini 15, Bunjaku 2, Musliu 2, Veliu 2, Mehmeti 1, Sylejmani.

Lajme tjera