Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja numër 24 për Besa Famgas

Kampioni aktual Besa Famgas ashtu si pritej ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Vushtrrisë.

Në ndeshjen e parë të javës së 26-të të Superligës A, Besa të mërkurën fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:22. Për Besën kjo është fitorja e 24-të këtë edicion. Vushtrria ka pësuar humbjen e 14-të. Besa përforcohet në vend të parë me 48 pikë kurse Vushtrria mbetet e pesta me 20 pikë.
R. Shabani me 6 dhe A. Musa me 5 gola ishin më efikasët te Vushtrria. Te Besa Famgas u dalluan B. Idrizi e K. Tetova me nga 8 gola.

Dy ndeshjet tjera të javës së 26-të luhen të enjten. Më pas mbesin edhe dy xhiro deri në plejof.

Vushtrria – Besa Famgas 22:42 (11:25)

Vushtrria: Demiri, Lahu 2, Karaqa, Musa 5, Shabani 6, Melenica, Jashari 4, Krasniqi, Gubetini 3, F. Jashari 2, Ibishi, Emini.

Besa Famgas: Mehmeti, Berisha, Vokshi 1, Idrizi 8, Bislimi 1, Çuziq 1, Kukrika 3, Gjua 2, Dr. Tahirukaj 4, Ramosaj, Tetova 8, Jupa 6, J. Muqolli 2, D. Tahirukaj 4, Y. Muqolli 3.