Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Ferizaj ndeshja më interesante e hendbollisteve

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Kastriotit e Prishtinës, që luhet të shtunën nga ora 18:00. Prishtina është e katërta me 20 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me 12 pikë.

Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Vushtrria – Drita (19:00), Jusuf Gërvalla – Shqiponja (13:30) e Istogu – Vëllaznimi (14:00). Ndeshja Samadrexha – Vjosa luhet të dielen nga ora 15:00.

Istogu që është i pari me 26 pikë, nuk pritet të ketë telashe me Vëllaznimin, njëjtë si Vushtrria me Dritën. Vushtrria është e dyta me 24 pikë. Edhe kampioni aktual, Shqiponja, është favorit i madh ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla.