Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti fiton edhe derbin me Prishtinën

Kastrioti ka ruajtur epërsinë prej dy pikëve në krye të tabelës, duke e fituar derbin e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase e mposhti të shtunën Prishtinën në kryeqytet me rezultat 24:20. Pas pjesës së parë Kastrioti kishte plot gjashtë gola epërsi, 14:8.

Kështu Kastrioti pjesën e rregullt të garave e përfundon në vendin e parë me 34 pikë. 32 pikë i ka Besa Famgas, ndërsa Prishtina renditet e treta me 28 pikë. Gara për titull do të vazhdojë tani në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para do të luajnë edhe dhjetë xhiro tjera, e më pas edhe në plejof.

Në derbin mes Prishtinës e Kastriotit, mysafirët në pjesën e parë ishin vazhdimisht në epërsi që në minutat e fundit u rrit deri në gjashtë gola. Ferizajasit e mbajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, ndërsa Prishtina u afrua deri në dy gola në minutën e 55-të (22:20). Por ferizajasit shënuan edhe dy gola tjerë për të mbyllur edhe një derbi në të mirë të tyre. D. Terziqi me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. Nga 4 gola i shënuan P. Prekazi e P. Rajatoski. A. Bajqinovci ishte më efikasi te skuadra humbëse me 7 gola.

Java e 18-të është e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit, kurse ka nisur të premten kur Besa Famgas fitoi shumë thellë ndaj Samadrexhës me rezultat 41:9.

Të shtunën pos derbit në Prishtinë u luajtën edhe dy ndeshje tjera.

Derbi rajonal mes Trepçës dhe Vushtrrisë, që u luajt në Mitrovicë, u fitua nga vushtrriasit me një gol dallim, 22:21. Vushtrriasit ishin në epërsi që prej minutës së 22-të dhe me lojë më të mirë arritën te fitorja që e deshën më shumë. Mitrovicasit rritën angazhimin në fund, por arritën të afrohen në vetëm një gol e jo edhe të barazojnë rezultatin. Ndeshja vendoste se cila prej këtyre dy skuadrave do të siguronte Superligën A. Në Superligën A do të garojë Vushtrria, kurse Trepça në Superligën B. Vushtrria është e pesta me 15 pikë kurse Trepça e shtata me 13 pikë.

Në Drenas u takuan Drenica e Zhegra, ndërsa fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 29:25.

Të dielen (17:00) është ndeshja Drita – Vëllaznimi.

Prishtina – Kastrioti 20:24 (8:14)

Prishtina: Kolev, Agushi, Beqiraj, Ademi, Krasniqi 3, Bajqinovci 7, Visoka 1, Hoxha, Shahini 2, Beshiri 3, Gjuka, Kastrati 2, Abazi, Basholli 2.

Kastrioti: Prekazi 4, Terziqi 9, Shabani, Ramadani 2, Rudari, Mustafa 1, Esati, Rajatoski 4, D. Dugolli, Qerimi, Bytyqi, Curri, K, Syla 2, B. Syla, Zherka 2, A. Dugolli.

Trepça – Vushtrria 21:22 (9:14)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Zhuri 4, Fejzullahu, Mujka 3, Tahiri, Abazxhiku 6, Maxhera 4, Pllana, Nimani, Sejdijaj, Voca, Shabani 4, Beqiri, Çabra.

Vushtrria: Mikullovci, Melenica, Karaça, Neziri 4, F. Jashari, Sadiku, Gubetini 4, Karagja 2, Lahu, M. Jashari 3, Musa 3, Shabani 5, Meholli, Demiri, Ademi 1.

Drenica – Zhegra 29:25 (12:12)

Drenica: Lladrovci, Zeka 2, Thaqi, Klinaku 11, Qorri, Mehmeti 12, Muqolli, Hasani 1, Haxhiu 1, Haxhijaj 2, Zariqi.

Zhegra: Ibrahimi, A. Haziri 11, Murseli, Shaqiri 1, M. Murseli 3, Aliu 3, A. Isufi 6, F. Isufi 1, L. Haziri.

Samadrexha – Besa Famgas 9:41 (2:17)

Samadrexha: Bunjaku, Maloku, Hyseni 1, Krasniqi 3, Basholli 1, Jashari 3, B. Maloku 1, S. Maloku.

Besa Famgas: Broqi, Tafilaj 2, Dr. Tahirukaj 4, J. Muqolli 3, Ramosaj, Dri. Tahirukaj 6, Tetova 7, B. Idrizi, Kukrika 1, Jupa 6, Çuziq 1, Gjuka 4, Bislimi 2, Y. Muqolli 5, Mehmeti.