Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Qerimi te skuadra ku Shabani ka lënë gjurmë

Hendbollisti i njohur, Arbër Qerimi ka kaluar te skuadra e njohur nga Luksemburgu, HC Berchem. Qerimi është 28-vjeçar dhe luan në rolin e qendrës. Ai luan rregullisht për Belgjikën dhe është prej më të mirëve në këtë kombëtare. Qerimi në pjesën e dytë të vitit të kaluar luajti me Zagrebin, skuadrën e njohur kroate me të cilën u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve. Me Zagrebin është ndarë në fund të dhjetorit dhe tani e vazhdon karrierën në Luksemburg. Qerimi ka bërë karrierë edhe në Francë te Reennesi dhe te skuadrat belge Tongeren, Sportin NeLo e Union Beynoise.

HC Berchem ka gjashtë tituj të kampionit të Luksemburgut dhe 10 Kupa të këtij vendi. Paraqitet rregullisht në Kupa Evropiane. Gjurmë të pashlyeshme te kjo skuadër ka lënë selektori aktual i kombëtares së Kosovës (femrat), Agron Shabani, ish-hendbollisti i suksesshëm. Shabani te HC Bershem ka qenë prej vitit 1993 e deri në vitin 2016. Për shumë vite ishte lojtar, e më pas ka punuar si trajner. Ishte trajner i ekipit senior të meshkujve, i ekipit të femrave e poashtu në ekipet e grupmoshave të reja. Shabani tani po e jep kontributin në pozitën e përzgjedhësit të Kosovës.