Një ndeshje interesante kanë ofruar Rusia e Gjermania, të hënën në ditën e pestë të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ndeshja që u luajt para 13.500 shikuesve në Berlin përfundoi me rezultatin e barabartëm 22:22.
Rusia ka fituar një pikë të madhe falë paraqitjes brilante të Timur Dibirovit që shënoi tetë gola, dhe kthimit të madh në pesë minutat e fundit të ndeshjes. Gjermania ishte favorit për këtë ndeshje, por nuk mundi të shkoi përtej barazimit. Uwe Gensheimer shënoi tetë gola për Gjermanië, që kishte epërsi 20:17 pesë minuta pa përfunduar ndeshja. Ndeshja ishte e hapur për 60 minuta, ndërsa Rusia ishte në epërsi vetëm një herë, 7:6.
Për gjermanët ishte barazimi i parë pas dy fitoreve. Gjermania tani është e dyta në grupin A me 5 pikë. Udhëheq Franca me 6 pikë nga tri ndeshje. Rusia është e treta me 4 pikë, falë dy barazimeve e një fitore. Fitore të madhe në grupin A ka shënuar Brazili që e mposhti Serbinë me rezultat 24:22. Brazili është i katërti me 2 pikë dhe me gjasa për të kaluar në fazën e dytë. Në ndeshjen e fundit të grupit A, Franca fitoi ndaj Koresë me 34:23.
Në grupin B, ndeshja kryesore ishte ajo në mes të Kroacisë dhe Maqedonisë. Fitore shënoi Kroacia me rezultat 31:22 dhe kështu siguroi kalimin në fazën e dytë. Në fazën e dytë do të paraqitet edhe Spanja që fitoi ndaj Japonisë me rezultat 26:22. Islanda nuk lejoi befasi duke fituar ndaj Bahrejnit me 36:18.
Në grupin C u shënuan këto rezultate: Tunizia – Kili 36:30, Norvegjia – Austria 34:24, Danimarka – Arabia Saudite 34:22. Ndërsa rezultatet e ndeshjeve të grupit D janë: Hungaria – Katari 32:26, Argjentina – Egjipti 20:22, Suedia – Angola 37:19.
Të martën luhen ndeshjet e katërta në grupet A dhe C. Në grupin A janë takimet: Rusia – Brazili (15:30), Korea – Serbia (18:00), Gjermania – Franca (20:30). Ndeshjet e grupit C janë: Arabia Saudite – Tunizia (16:15), Norvegjia – Kili (18:30), Austria – Danimarka (20:45).
Grupi A
1. Franca 3 6
2. Gjermania 3 5
3. Rusia 3 4
4. Brazili 3 2
5. Serbia 3 1
6. Korea 3 1
Grupi B
1. Spanja 3 6
2. Kroacia 3 6
3. Maqedonia 3 4
4. Islanda 3 2
5. Japonia 3 0
6. Bahrejni 3 0
Grupi C
1. Danimarka 3 6
2. Norvegjia 3 6
3. Austria 3 2
4. Tunizia 3 2
5. Kili 3 2
6. Arabia Saudite 3 0
Grupi D
1. Suedia 3 6
2. Hungaria 3 5
3. Katari 3 2
4. Egjipti 3 2
5. Angola 3 2
6. Argjentina 3 1Foto by: International Handball Federation (IHF)