Të shtunën e të dielen zhvillohen takimet e javës së 12-të të Superligës së hendbollistëve. Të shtunën janë katër ndeshje, ndërsa skuadrat vendase janë favorite të mëdha. Kështu Prishtina e pret Trepçën prej orës 15:30, ndërsa në ora 16:00 në Pejë takohen Besa Famgas e Vëllaznimi. Në ora 18:30 luhet në Gjilan takimi në mes të Dritës e Samadrexhës, ndërsa nga ora 19:30 në Ferizaj përballen Kastrioti e Vëllaznimi.
Xhiroja e 12-të mbyllet me ndeshjen e së dieles në mes të Vushtrrisë e Zhegrës. Ky takim do të nis në ora 18:00.
Do të zhvillohen poashtu tri ndeshje të mbetura të Ligës së Parë te hendbollistët. Të shtunën prej orës 19:00 është takimi Llapi – Deçani, ndërsa të dielen prej orës 13:00 janë dy ndeshje. Në Lipjan luhet takimi Lepenci – Ulpiana, ndërsa ndeshja tjetër e së dieles është ajo në mes të Dukagjinit e KEK-ut.
Zhvillohet poashtu java e nëntë në Ligën e Parë të hendbollisteve.
Të shtunën (14:00) është takimi KEK-u – Llapusha. Tri ndeshje tjera janë të dielen: Ulpiana – Verona (11:00), Prizreni – Trepça (15:30), CLICK – Dukagjini (17:00).