Të premten pasdite në hotelin Sirius në Prishtinë ka filluar seminari për planin strategjik për Federatën e Hendbollit të Kosovës, përkatësisht kursi për Administratorë të Sportit. Në ditën e parë të punimeve është parë angazhim dhe interesim i madh nga punëtorët e sportit të hendbollit, shumica prej të cilëve janë anëtarë të klubeve, ndërsa disa të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Janë gjithsej 25 punëtorë të hendbollit që po ndjekin punimet e Seminarit që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës me mbështetje të Solidaritetit Olimpik të IOC-së.
Të premten është ligjëruar për Ambientin Operues të FHK-së, për Natyrën e FHK-së, Qeverisjen e Mirë të FHK-së, Menaxhimin e Informatave dhe Teknologjinë Informative të FHK-së dhe Menaxhimin e Ndryshimit në FHK. Seminari vazhdon punimet edhe të shtunën e të dielen.