Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Vitaku drejton ndeshje para 4200 shikuesve

Plot 4215 shikues ishin të shtunën mbrëma në palestrën në Craiova të Rumanisë, në ndeshjen e hendbollisteve mes SCM Craiova dhe Kastamonu Belediyesi GSK të Turqisë. Ndeshjen e luajtur në një ambient të rrallë sportiv, me shumë sukses e drejtuan gjyqtarët e hendbollit nga Kosova,

Erdoan e Arsim Vitaku. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që i takoi gjysmëfinales së Kupës së EHF-së. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 18:18, por SCM Craiova shkoi tutje. Ekipi rumun e fitoi me një gol dallim, 23:22 ndeshjen e parë të luajtur më 7 prill në Kastamonu të Turqisë. Craoiva për herë të parë do të luajë në finale të ndonjë kupe evropiane.

Çifti Vitaku ka kohë që është vazhdimisht prezent nëpër ndeshje e ngjarje ndërkombëtare. Tashmë FHK-ja i ka katër çifte të gjyqtarëve të EHF-së dhe dy delegatë të Federatës Evropiane të Hendbollit. Erdoan e Arsim Vitaku pritet të referojnë edhe në kampionatin evropian U-20 që do të mbahet në Slloveni gjatë muajit gusht.