Barazim në derbin e femrave

Derbi i javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll për femra mes Prishtinës e Vushtrrisë nuk ka dhënë fitues. 22:22 ishte rezultati i kësaj ndeshje që u luajt të shtunën në Prishtinë.

Vushtrria me pikën e fituar ka mbajtur vendin e parë, por tani ka vetëm një pikë më shumë se Istogu i vendit të dytë. Vushtrria i ka 24 pikë kurse Istogu 23. Në vendin e tretë është Shqiponja me 22 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 19 pikë.

Vushtrriaset e kanë fituar pjesën e parë me një gol dallim, 11:10, por në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë. Te Prishtina më efikasja ishte F. Prelvukaj me shtatë gola. Pesë herë shënoi A. Stagova. Te Vushtrria nga pesë gola i realizuan K. Paci e D. Kasumi.

Këto dy skuadra ishin takuar edhe në mesjavë në çerekfinale të Kupës ndërsa fitore bindëse kishin shënuar vushtrriaset.

Të shtunën janë luajtur edhe tri ndeshjet tjera të javës së 14-të të kampionatit të hendbollisteve. Skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse. Shqiponja fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 49:18, ndërsa Istogu në udhëtim e mposhti Vëllaznimin me 46:19. Kastrioti fitoi në Ferizaj ndaj Dritës me rezultat 30:23.

Prishtina – Vushtrria 22:22 (10:11)

Prishtina: Uka, Ferataj 2, B. Krasniqi, Berisha 3, Hoti, Mekolli 1, Prelvukaj 7, Matarova, A. Krasniqi, Sopjani 3, Llapashtica, Stagova 5, Zeqiri, Bregovina, Hashani 1.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 1, Avdiu 3, Zymberi, Preniqi, Mehmeti, Paci 5, D. Rrahmani 3, Kasumi 5, Tahiri 3, B. Rrahmani 2.

Kastrioti – Drita 30:23 (13:12)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci 1, M. Dinarica, Qerkini 1, Salihu 11, A. Dinarica 5, Gashi 3, Salihu 2, E. Reqica 3, Stagova 4, S. Reqica, Gashi, Misini, Qukovci.

Drita: Daku, Ramabaja 6, Rexhepi 1, R. Kqiku, Rr. Kqiku 1, Krasniqi 4, Pajaziti, Rudhani, Vokshi 11.

Vëllaznimi – Istogu 19:46 (9:25)

Vëllaznimi: Kastrati, Krasniqi 4, Radoniqi 11, Bordoniqi, Zhubi 3, Bytyqi, Grezda, Lluka, Kursani, Kusari 1.

Istogu: Shehdadi, F. Rexhaj 2, Krasniqi 7, V. Rexhaj 1, Halitaj, Rugova 16, Rrahmani 3, Bakiq 4, Kameri 10, Fejzaj 3, Avdylaj.

Lajme tjera