Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Filmi “Vetëm 65” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv

Vetem 65

Federata e Hendbollit e Kosovës do të prezantohet me film të saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”. Edicioni i parë i këtij festivali ka nisur të shtunën kurse përfundon të hënën. Festivalin po e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës.

Filmi “Vetëm 65” shfaqet të hënën nga ora 17:45 në Kino ABC në kryeqytet. Filmi është i gjatë mbi 50 minuta. Filmi dokumentar ishte përgatitur me rastin e 65-vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa është publikuar në vitin 2018. Përmes tij paraqitet rrugëtimi i FHK-së dhe i hendbollit kosovar ndër dekada.

Filmi dokumentar ishte pranuar shumë mirë nga kritika dhe komuniteti sportiv dhe pritet të ngjall interesim edhe në Festivalin e par të Filmit Sportiv.

Në të është paraqitur rrugëtimi i FHK-së nga themelimi në vitin 1953 e deri në vitin 2018. Është paraqitur puna e gjeneratave të ndryshme, deri në pranimin e plotë në EHF dhe IHF si dhe në arritje në Botëror.

Skenarist të filmit janë Izet Gjinovci, regjinë e ka bërë regjisori i njohur Orhan Kerkezi, muzikën Naim Krasniqi kurse narracionin Florin Kelmendi.

Ftohen tifozët e hendbollit të përcjellin nga afër këtë film dokumentar.

Po të hënën shfaqet edhe dokumentari i Artan Muhaxhirit, “Një jetë me hendbollin”, që i është kushtuar ish-kryetarit të FHK-së, Mexhid Devaja dhe “Të lënduarit dhe të Dëmtuarit”, i Leart Hoxhës, që po ashtu është nga sporti i hendbollit.