Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj nuk ndihet inferior ndaj skuadrës turke, kërkon suksesin

Ekipi i ferizajit para nje tabele me kupen e Kosoves

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, do të debutoj në skenën ndërkombëtare ndaj skuadrës turke, Muratpasa Belediyesi. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane, Ferizaj muajin tjetër i luan dy ndeshje ndaj skuadrës turke.

Ndeshja e parë luhet më 14 apo 15 nëntor në Turqi, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Ferizaj.

“Çdo ekip që është në raundin e tretë është cilësor. Sa i përket ekipit me të cilin do të ballafaqohemi, Muratpasa nga Turqia, është me eksperiencë dhe me lojtare te huaja dhe të reprezentacionit të Turqisë. Por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi para kohës. Do të japim maksimumin për një rezultat sa më pozitiv për ekipin e Ferizajt”, ka thënë Xhavit Morina, kryetar i KHF Ferizaj.

Ai ka thënë se ndërkohë do të vendoset nëse një ndeshje do të luhet në Turqi e një në Ferizaj, apo për ndonjë opsion tjetër.

KHF Ferizaj ka fituar dy ndeshjet e para të edicionit 2020/2021 në Superligë. Në edicionin e kaluar bëri befasi duke e fitar titullin e kampionit në edicionin e parë në elitë.