Trepça ka arritur fitore të pritur ndaj Llapit. Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultat 34:22. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Superligës së hendbollistëve. Për Trepçën ishte fitorja e tretë që e ngrit në vendin e tretë me 7 pikë. Llapi është në kërkim të pikëve të para. Një ndeshje shumë efikase u zhvillua në Gjakovë në mes të Vëllaznimit dhe Drenicës. Vëllaznimi fitoi 42:38. Pjesa e parë përfundoi 20:19. Te Vëllaznimi u dallua E. Lluka me 10 gola dhe Ç. Rama e G. Fana me nga 7 gola. Drenicës nuk i mjaftuan 15 golat e K. Kastratit. Vëllaznimi – Drenica 42:38 (20:19) Vëllaznimi: Spahija 2, Mamusha, Curri, Neziri 6, Morina, Halili, Rama 7, Dukaj 3, Fana 7, Hoxha, Pozhegu, Lluka 10, Leka 2, Luzha 4, Rexha Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 15, Mehmeti 7, Dubovci, 9, Zekaj 1, Hamza 5, Sahiti 2, Binaku, Batatina, Baliu, Lladrovci, Zariqi Trepça – Llapi 34:22 (15:11) Trepça: Buqinca, Terziqi, Fejzullahu, Voca 1, K. Terziqi 2, Sejdijaj 3, Maxhera 4, Abazgjiku 7, Klinaku 2, R. Shabani 4, Parduzi 1, A. Shabani 8, Abrashi 2, Cimili Llapi: Mani, Havolli 1, Beshiri 1, E. Havolli 3, J. Mani, Bogujevci 4, Muqiqi 2, Ademi 2, Hoxha 7, A. Mani 1. Hasani 1, L. Bogujevci