Mendoj se nuk kemi qenë të mirë në fazën e sulmit. Kemi pasur shumë probleme ta sulmojmë mbrojtjen 6:0 të Suedisë. Dhe kur ne nuk kemi shënuar gol ose kur e kemi humbur topin, ata e kishin kundërsulmin shumë të mirë. Shumë gola të shënuar të Suedisë kanë qenë nga kundërsulmi.
Sipas mendimit tim, ne kemi qenë mirë në mbrojtje por jo edhe në sulm. Në pjesën e dytë ne kemi humbur shumë topa dhe ky ka qenë problemi.