Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nis faza e dytë e kampionatit, sot ndeshjet e xhiros së dhjetë

Me xhiron e dhjetë fillon faza e dytë e garave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë luhen të mërkurën (sot).

Kampionia aktuale, Besa Famgas është mysafire e Trepçës në “Minatori” në ndeshjen që nis në ora 17:00. Besa e Pejës i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet e fazës së parë dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë.Trepça është e treta me 11 pikë. Në vend të dytë është Prishtina, që ka humbur vetëm nga Besa Famgas. Prishtina i ka 16 pikë.

Nga ora 17:00 janë edhe ndeshjet Kastrioti – Prizreni, Llapi – Prishtina e Vëllaznimi – Vushtrria.
Kjo xhiro mbyllet me ndeshjen Drenica – Zhegra, që fillon në ora 18:30.

Lajme tjera