Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Me këto ndeshje ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në elitën e hendbollisteve.

Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj luajnë në plejof. Drita si e parafundit luan në plejaut me të dytin e Ligës së Parë, ndërsa KEK-u largohet nga elita.

Të dielën, Drita humbi në Gjilan nga Vjosa me rezultat 27:24. Kurse në ndeshjen tjetër Samadrexha fitoi si vendase ndaj Vëllaznimit me 38:30.