Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht.
Grumbullimi do të bëhet në Ferizaj, ndërsa lojtaret fillimisht do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike. Nesër nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë deri para se ekipi të udhëtoj për në Lituani.
Për në Lituani udhëtohet më 6 gusht, ndërsa ndeshja e parë është më 7 gusht.
Kosova në fillim takohet me Spanjën.
Në Kombëtaren U17 janë ftuar lojtare që vlerësohen me potencial. Të gjitha lojtaret janë nga klubet e vendit, kurse vetëm një është nga Suedia, e cila ishte pjesë edhe e Kombëtares U19.
Një numër i konsiderueshëm i lojtareve grumbullohen për herën e parë, edhe për faktin se vjet nuk kishte aktivitete evropiane të grupmoshave për shkak të pandemisë.
Kombëtarja U17 do të vendoset në Hotel Holiday në Ferizaj. Grumbullimi është nga ora 12:00 deri në ora 13:00, kurse stërvitjet do të mbahen në palestrën “Bill Clinton”.
Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti, pas testimeve të mbajtura në Ferizaj, kanë vendosur për këto lojtare: Lista e lojtareve
nr. | Emri Mbiemri | Klubi |
1 | Blenarda Bytyqi | KHF Istogu |
3 | Elona Hyseni | KHF Trepça |
5 | Arlinada Maloku | KHF Samadrexha |
6 | Klea Ajvazi | KHF Prishtina |
7 | Rina Bashota | KHF Dukagjini |
11 | Erza Tafilaj | KHF Istogu |
12 | Butrintë Kabashi | KHF Shqiponja |
14 | Elda Varaki | KHF Vëllaznimi |
15 | Doresa Rugova | KHF Istogu |
16 | Selvije Mullakadrija | KHF Vëllaznimi |
17 | Elisa Frrokaj | KHF Shqiponja |
18 | Flaka Hoti | KHF Ferizaj |
20 | Ornela Haxhiu | HK Malmon(SWE) |
21 | Elsa Kongjeli | KHF Prishtina |
23 | Agnesa Hysa | KHF Vushtrria |
27 | Eriona Gecaj | KHF Jusuf Gervalla |
35 | Olta Cecelija | KHF Vushtrria |
44 | Arona Krasniqi | KHF Prishtina |