Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 humb nga Spanja, nesër ndeshja me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B.
Në Klaipeda të Lituanisë, Kosova U17 luajti me Spanjën dhe ka humbur me rezultat 39:9.
Hendbollistet spanjolle ishin dominante që nga fillimi i ndeshjes dhe kanë fituar pikët e para në këtë Evropian. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:3.
Arlinda Maloku e Ornela Haxhiu kanë shënuar nga dy gola, ndërsa nga një e kishin Elona Hyseni, Flaka Hoti, Elsa Kongjeli, Agnesa Hyssa e Eriona Gecaj. Por shumica e lojtareve kanë pasur përqindje të ulët të efikasitetit, ndërsa kanë kushtuar edhe gabimet e panumërta teknike, sidomos në pasime.
Është dalluar portierja Selvije Mullakadrija.
Natyrisht ndeshje si kjo me Spanjën shërbejnë që vajzat tona të reja të fitojnë përvojë dhe të kuptojnë se çka u duhet për paraqitje të nivelit më të lartë.
Nesër është ndeshja me Maqedoninë e Veriut, ndërsa shpresohet në paraqitje më të mirë.