Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, karrierën po e vazhdon në Francë. Ujkiq deri në fund të kampionatit të kaluar luajti për Istogun, ndërsa javë më parë është transferuar te skuadra Yutz, që garon në kategorinë e tretë franceze.
Ujkiq të shtunën e ka luajtur ndeshjen e parë kampionale. Nga afër e ka përcjellë selektori Agron Shabani, që llogarit në shërbimet e saj. Yutz fitoi ndaj Strasbourgut me rezultat 22:15.
Selektori Shabani e ka vlerësuar të suksesshëm debutimin e Ujkiqit.
“Suzana Ujkiq debutoi suksesshëm, por pa gola. Mendoj që do të ketë vend të rëndësishëm në ekip. Bëhet fjalë për ligën e tretë, por është ekip i mirë. Nuk luajti tërë kohën, ndërsa nuk pati topa të mjaftueshëm. Ende nuk e njohin ekipi, por besoj se do të bëj vend. Ajo është në planet tona, ndërsa shpresojmë se do ta rrit nivelin dhe do të marr përvojë te kjo skuadër”, ka thënë selektori Shabani.