Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore minimale e Shqiponjës

Shqiponja ka fituar me vetëm një gol diferencë ndeshjen ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla.
Shqiponja e Jusuf Gërvalla u përballën të shtunën në Gjakovë në kuadër të javës së katërt të Superligës së hendbollisteve. Skuadra gjakovare fitoi me 25:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për Shqiponjën. Në pjesën e dytë Shqiponja ishte vazhdimisht në epërsi, por deçanaset nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 24:24 në fund. Por në minutën e fundit Shqiponja realizoi gol për fitore. Argoneta Goqi e shënoi golin e fitores, ndërsa ishte edhe më efikasja me 8 gola. Elma Hoda shënoi 5 gola ndërsa nga 4 i kishin Shpresa Fazlija e Larisa Ferizaj.
Arjeta Imeraj realizoi 9 gola për Jusuf Gërvallën. Erjona Gecaj i kishte 5 gola, kurse Nurije Qekaj 4.
Për Shqiponjën ishte fitorja e tretë. Për Jusuf Gërvallën humbja e tretë.

Në Gjakovë u luajt edhe ndeshja mes Vëllaznimit dhe Ferizajt. Fitore shënuan ferizajaset me rezultat 43:33. Mirjeta Dinolli i kishte 10 gola për Ferizajn, ndërsa 9 i realizoi Mimoza Sefedini. Edona Radoniqi e Alba Bardhi ishin më efikaset te Vëllaznimi me nga 9 gola. 8 herë shënoi Bora Zejnullahu.

Istogu ka shënuar fitore të thellë dhe të pritur ndaj Ulpianës. 40:20 ishte rezultati për istogaset që kanë katër fitore tashmë. Anja Bojaniq shënoi 9 gola për Istogun. Nga 7 i kishin Albina Rugova e Natalia Milatoviq. Te Ulpiana më efikasja ishte Alketa Baftiari me 5 gola.