Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria në finale të Kupës së Kosovës

Një lojtare me top në dorë po mundohet të shënojë gol, kurse portierja kundërshtare tenton t'a ndalojë golin.

Vushtrria është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrria të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:30.

Prishtina është paraqitur me lojtare të reja, por edhe Vushtrria u ka besuar njomakëve që i ka në përbërje.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 në të mirë të Vushtrrisë. D. Kasumi ishte më efikasja te Vushtrria me 7 gola. Te Prishtina 11 gola i shënoi E. Kurteshi.

Vushtrria nesër takohet në finale të Kupës me Istogun. Ndeshja luhet prej orës 17:00.

Vushtrria – Prishtina 38:30 (20:11)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 3, Rama 6, Zymberi 3, Preniqi, Paci 4, Ramabaja 5, Rrahmani 3, R. Gubetini 4, Selaci 2, Kasumi 7, Terstena 1, Tahiri.

Prishtina: Arifi, Shala 2, Kurteshi 11, Krasniqi 3, Hashani 2, Shala 5, Behluli, Konxheli 5, Ajvazi 2, Sadiku.