Të mërkurën e të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.
Ndeshjet janë luajtur si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste. Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në rrethin e dytë.
Në kryeqytet të enjten janë takuar skuadrat e Superligës, Prishtina e Llapi. Prishtina ka avancuar me fitore 35:26. Përballje tjetër të skuadrave elitare kishte në Rahovec. Rahoveci e mposhti Drenicën me 39:20. Tutje kanë avancuar edhe Trepça, që mposhti Samadrexhën (46:23) dhe Kastrioti, që fitoi ndaj Lepencit (39:24). Vëllaznimi është tjetër skuadër që avancon në rrethin tjetër të garave të Kupës. Skuadra gjakovare e mposhti Prizrenin me rezultat 33:24.
Ndeshjet Besa Famgas – Istogu, Deçani – Drita dhe Zhegra – Ulpiana, luhen më vonë.
Te hendbollistet skuadrat favorite kanë kaluar në rrethin tjetër. Vushtrria, Istogu, Ferizaj, Prishtina, Jusuf Gërvalla, Kastrioti e Samadrexha vazhdojnë garën për Kupën e Kosovës.