Besa Famgas nuk po ka të ndalur në Superligën A të hendbollistëve. Ndonëse të shtunën u takua me skuadrën e dytë në tabelë, Besa shënoi tjetër fitore bindëse.
Ndeshjen me Prishtinën, të zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 44:27. Vetëm minutat e parë të takimit ishin të barabartë. Më pas vendasit u shkëputën dhe shënuan fitoren e 20-të rresht në këtë kampionat.
Besa udhëheq në tabelë me 40 pikë. Prishtina është e dyta me 33 pikë.
Kastriot Jupa me 8 dhe Deniz Terziqi e Egzon Gjuka me nga 7 gola ishin më efikasët te Besa Famgas. Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 11 gola. 7 i realizoi Lulzim Shabani.