Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy ndeshje interesante në xhiron e fundit të stinorit të rregullt

Një lojtarë ka gjuajtur topin për të shënuar dhe mbrapa tij janë lojtarët e të dy ekipeve.

Ndeshja Vushtrria – Prizreni e hap javën e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit e stinorit të rregullt.

Më pas Superliga ndahet në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para luftojnë për titull të kampionit, dhe në Superligën B, ku katër skuadrat e fundit luftojnë për të mbetur në elitë.

Ndeshja Vushtrria – Prizreni zhvillohet të premten (nesër) në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, nga ora 20:00.

Katër ndeshjet tjera janë të shtunën, ndërsa derbi zhvillohet në Mitrovicë në mes të Trepçës dhe Prishtinës. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00, ndërsa shpresohet se do të ofroj hendboll cilësor dhe rivalitet sportiv. Trepça është e treta me 26 pikë, kurse Prishtina e dyta me 30 pikë.

Ndeshje interesante shpresohet se do të jetë edhe ajo që luhet në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe kampionit, Besa Famgas. Edhe kjo ndeshje është të shtunën nga ora 19:00. Besa udhëheq në tabelë me 34 pikë. I ka fituar 17 ndeshjet e deritashme. Kastrioti është i katërti me 22 pikë.

Të shtunën nga ora 17:30 është takimi Vëllaznimi – Drenica, ndërsa prej orës 19:30 takohen Drita e Llapi.