Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas në finale, fiton thellë ndaj Prishtinës

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Besa në gjysmëfinale e kaloi Prishtinën, ndaj të cilës fitoi me rezultat të thellë, 50:35.
Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në të njëjtën palestër të dielën nga ora 17:30 është finalja me Kastriotin.

Vetëm fillimi i ndeshjes ishte i barabartë. Pejanët herët nisën shkëputjen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 25:18 në të mirë të Besës.

Në pjesën e dytë epërsia e Besës vetëm sa është rritur. Dallimi në cilësi, në bazë të asaj që kanë shfaqur skuadrat, ishte i madh.

Te Besa më i miri u shpall kapiteni Nikola Prce. Ai i shënoi 7 gola, sa i kishte edhe Denis Shabanoviq.
Te Prishtina lojtari më i mirë u shpall Rron Ramadani. Më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola.

Lajme tjera