Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim e Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në kuadër të kupave evropiane.
Këtë fundjavë dy gjyqtarët mitrovicas ishin në Norvegji ku e drejtuan derbin e xhiros në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve për hendbolliste.
Të shtunën mbrëma u takuan skuadra norvegjeze Vipers Kristiansand dhe ajo hungareze FTC-Rail Cargo Hungaria. Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa për një gol, 27:26, fitoi skuadra vendase, Vipers Kristiansand.
Dy gjyqtarët tanë janë vlerësuar për punën e kryer. Për herë të dytë çifti Vitaku drejton ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë edicion.
Vipersi është i dyti në grupin A, ndërsa Cargo Hungaria mban vendin e pestë.