Superkupa e Kosovës “Pavarësia 2023”, do të organizohet më 16 shkurt në Palestrën e Qytetit në Istog. Komesari i Garave, Isak Osmani, duke u mbështetur në planprogramin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe kalendarin e aktiviteteve për festën e Pavarësisë së Kosovës, ka vendosur që të organizojë këtë aktivitet.
Po ashtu është vendosur që prej këtij viti, ndeshjet për Superkupë të jenë pjesë e kalendarit të FHK-së.
Në konkurrencën e hendbollistëve takohen Besa Famgas e Kastrioti. Besa ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ndërsa Kastrioti ishte në finale të Kupës. Kjo ndeshje luhet prej orës 15:30.
Ndërsa te hendbollistet prej orës 18:00 takohen Istogu e Ferizaj. Istogu ka fituar dy trofetë kurse Ferizaj ishte në të dy finalet e edicionit të kaluar.