Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tjetër sukses i madh: Kombëtarja e hendbollit, më e mira e vitit në Kosovë

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon me suksese. Të shtunën, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është shpallur Kombëtarja më e mira e vitit 2022 në Kosovë.
Çmimi “Kombëtarja e vitit e femrave” është ndarë për Kombëtaren tonë në ceremoninë “Laureatët e Vitit” të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Çmimin prestigjioz e ka dorëzuar presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, njëherit anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOK-ut. Ndërsa e ka pranuar nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.
Në fillim të nëntorit, hendbollistet e Kosovës shkëlqyen duke e eliminuar Kombëtaren e Ishujve Faroe në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023. Ndeshjet u luajtën në Istog në atmosferë madhështore.
Në fillim të prillit, Kombëtarja e Kosovës luan me Poloninë për një vend në Kampionat Botëror.
Për sukseset e hendbollit, në ceremoninë e së shtunës mbrëma kanë folur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani si dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Lajme tjera