Lufta e madhe në mbrojtje nuk mjafton për të fituar pikë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Të dielën mbrëma, Kombëtarja e Kosovës në hendboll pësoi me rezultat 25:18.
Na kushtojnë gabimet e shumta në sulm, përkatësisht humbja e shumë gjuajtjeve nga pozita të mira. Nuk mjaftojnë as 15 pritjet e Haris Berishës.
Në pjesën e dytë jemi afruar deri në një gol, por pa mundur të dalim në avantazh.
Në eliminatoret për Euro 2024 luajmë edhe dy ndeshje, në shtëpi me Malin e Zi dhe në udhëtim me Slloveninë.
FHK-ja falenderon shikuesit shqiptarë në palestër për përkrahjen dhe lojtarët për angazhimin.