Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë.
Përballë Kombëtares sonë ishte Polonia, njëra prej favoriteve të Evropianit. Polaket kanë fituar në fund me rezultat 40:19. Kohë pas kohe kishte gjëra pozitive në lojën e Kombëtares sonë, por edhe shumë lëshime e dështime. Natyrisht përvoja e fituar në këtë ndeshje do të shërbejë për vazhdim të kampionatit.
Arona Krasniqi i kishte pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa gjashtë gola nga dhjetë tentime i shënoi Diona Dresh. Me katër gola nga gjashtë tentime ndeshjen e përfundoi Arjeta Imeraj.
Të hënën Kosova U17 luan me Bullgarinë.